NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFTIM PËR OPINIONIN
Përfaqësues të Gjykatës administrative me në krye Kryetarin e Gjykatës m-r Burim Sejdinin, në bazë të “Memorandumit për bashkëpunim gjatë test periudhës lidhur me implementimin e softuerit për interkonekcion digjital në mes Gjykatës administrative dhe Komunës Shtip”, më datë 21.11.2025, realizuan takim pune në hapësirat e Komunës së Shtipit me përfaqësues të udhëhequr nga Kryetari I Komunës së Shtipit m-r Ivan Jordanov.
Në kuadër të aktiviteteve të parapara në Memorandum, u bë testimi I funkcionalitetit të zgjidhjes softuerike që ka për detyrë të bëjë lidhjen digjitale dhe këmbimin e të dhënave në mes Gjykatës administrative dhe Komunës së Shtipit. Në takim prezent ishin edhe përfaqësues të operatorit ekonomik të cilët njëkohësisht prezentuan aspektet teknike të softuerit, funkcionalitetin e tij si dhe benefitet nga aplikimi I të njejtit.
Shprehim kënaqësi të veçantë nga fakti që nga ky bashkëpunim thellohen marrëdhëniet me Komunën Shtip, me çrast krijohen kushte për implementimin e plotë të zgjidhjes softuerike dhe avansimin e mëtutjeshëm të konekcionit digjital mes këtyre dy institucioneve.
Kryetar I Gjykatës administrative
m-r Burim Sejdini