NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Risi  |  12 Nën 2025
Memorandumi ndërmjet Gjykatës Administrative dhe Komunës së Shtipit

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

 

     Pas realizimit të procedurës për “Prokurim publik për përgatitjen  e softuerit dhe implementimin për lidhje digjitale të Gjykatës Administrative me organet publike dhe Gjykatën e Lartë Administrative”, më datë 11.11.2025, në ambientet e Gjykatës Administrative u nënshkrua“Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës Administrative dhe  Komunës së Shtipit, për test periudhë lidhur me zbatimin e softuerit për lidhje digjitale në mes Gjykatës Administrative, Gjykatës së Lartë Administrative dhe organeve publike”, nga  përfaqësuesi i Gjykatës administrative z. m-r Burim Sejdini dhe përfaqësuesi nga Komuna e Shtipit,  z. m-r Ivan Joradnov.

     Me nënshkrimin e këtij Memorandumi vendoset një kornizë për koordinim të ndërsjellë ndërmjet palëve nënshkruese gjatë periudhës së testimit të implementimit të softuerit për shkëmbim digjital të të dhënave dhe vendosjen e bazave për testimin dhe zbatimin praktik të zgjidhjes teknike, e cila do të mundësojë komunikim të shpejtë, efikas dhe të sigurt elektronik gjatë kësaj periudhe.

      Memorandumi ndërmjet Gjykatës Administrative dhe Komunës së Shtipit paraqet bazë për realizimin final të procedurës për Prokurimin Publik, e cila ka rëndësi thelbësore për digjitalizimin e gjyqësorit dhe është në përputhje me pikën 2.5 të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Sektoriale Zhvillimore për Drejtësi 2024-2028, me titull “Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të gjyqësorit administrativ”. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë përmirësimin e efikasitetit dhe racionalitetit financiar të procedurave gjyqësore administrative përmes integrimit digjital: përmirësimin e menaxhimit të lëndëve në gjykata, ndjekjen dhe kontrollin më të madh të veprimeve procedurale, rritjen e produktivitetit të burimeve njerëzore, krijimin e bazave të të dhënave të kërkueshme me vendime gjyqësore që do të mbështesin përforcimin dhe unifikimin e praktikës gjyqësore, si dhe vendosjen e një sistemi efektiv për komunikim dypalësh – shkëmbim dokumentesh (e-dorëzimi) me të gjithë pjesëmarrësit në procedurat gjyqësore, veçanërisht me njësitë e vetëqeverisjes lokale si njëra nga palët në kontestin administrativ.

    Në këtë drejtim, Gjykata Administrative shpreh mirënjohje të veçantë ndaj Kryetarit të Komunës së Shtipit, z. Ivan Jordanov, për vizionin, guximin dhe kuptimin e tij për rëndësinë e procesit të digjitalizimit, i cili përfaqëson një nga segmentet kyçe në zhvillimin e një gjyqësori modern dhe efikas. Pjesëmarrja e Komunës së Shtipit në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të digjitalizimit paraqet një shembull të angazhimit aktiv drejt realizimit të vlerave themelore të së drejtës, përmes vendosjes së një komunikimi të shpejtë, transparent dhe efikas midis gjykatës dhe komunës. Kjo mundëson veprim të menjëhershëm dhe cilësor në vlerësimin e ligjshmërisë së akteve administrative të miratuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, gjë që kontribuon në forcimin e sigurisë juridike të qytetarëve.

    Në përfundim, palët nënshkruese, përmes qasjes së tyre vizionare në këtë proces, kanë dëshmuar një nivel të lartë të përgjegjësisë institucionale dhe të vetëdijes për rëndësinë e krijimit të një infrastrukture digjitale të integruar, e cila paraqet bazë thelbësore për menaxhim bashkëkohor dhe avancim të mbrojtjes gjyqësore.


                                                                       Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                                                       m-r Burim Sejdini

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_