NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 09.11.2025, në orën 15:40, këshilli gjykues në lëndën URP.nr.111/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga PËRVOJË PËR SUKSESE - Partia Liberale Demokratike, Opsioni Qytetar për Maqedoninë, INTEGRA – Partia Konservatore Maqedonase dhe Partia për Emancipim të Plotë të Romëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, kundër Vendimit nr.11-4284/2, të datës 07.11.2025, të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e ka shpallur vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
AKTGJYKIM
Padia e paditësit PËRVOJË PËR SUKSESE - Partia Liberale Demokratike, Opsioni Qytetar për Maqedoninë, INTEGRA – Partia Konservatore Maqedonase dhe Partia për Emancipim të Plotë të Romëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 11-4284/2, datë 07.11.2025, REFUZOHET SI E PABAZË.
Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.11-4284/2, datë 07.11.2025, VËRTETOHET.
Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini