NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Risi  |  24 Sht 2025
Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më datë 24.09.2025, në ora 22:48, këshilli gjykues në lëndën me nr.URP.79/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Demokratike e Romëve Shkup, përmes përfaqësuesve të autorizuar Zoran Pejçev, avokat nga Shkupi dhe Irena Pejçeva, avokate nga Shkupi, kundër Vendimit nr.11-30/2025 të datës 23.09.2025 të Komisionit Komunal Zgjedhor – Shuto Orizari, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

 

     Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më datë 24.09.2025, në ora 22:48, këshilli gjykues në lëndën me nr.URP.79/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Demokratike e Romëve Shkup, përmes përfaqësuesve të autorizuar Zoran Pejçev, avokat nga Shkupi dhe Irena Pejçeva, avokate nga Shkupi, kundër Vendimit nr.11-30/2025 të datës 23.09.2025Komisionit Komunal Zgjedhor – Shuto Orizari, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:

     Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:

 

A K T G J Y K I M

 I

     Padia e paditësit Partia Demokratike e Romëve Shkup, parashtruar përmes personit të autorizuar Milazim Sakipov nga Shkupi, e paraqitur kundër Vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor – Shuto Orizari nr.11-30/2025 të datës 23.09.2025, REFUZOHET SI E PABAZË.


     Vendimi i Komisionit Komunal Zgjedhor – Shuto Orizari nr.11-30/2025 të datës 23.09.2025, VËRTETOHET.

V E N D I M

II

     Kërkesa e përfaqësuesit të autorizuar të paditësit për kompensim të shpenzimeve të procedurës në shumë të përgjithshme prej 20.800,00 denarësh, REFUZOHET SI E PABAZË.

   Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

    

                                                                         Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                                                      m-r Burim Sejdini

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_