NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më datë 19.08.2025, në ora 21:48, këshilli gjykues në lëndën me nr. URP.78/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Koalicioni VLEN – Zgjedhjet lokale 2025, përfaqësuar nga personi i autorizuar Adnan Azizi, kundër Vendimit nr. 11-74/1 të datës 17.09.2025 të Komisionit Zgjedhor Komunal Butel – Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:

Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
A K T G J Y K I M
Padia e paditësit Koalicioni VLEN – Zgjedhjet lokale 2025, Shkup – Çair, e parashtruar përmes personit të autorizuar Adnan Azizi, e paraqitur kundër Vendimit të Komisionit Zgjedhor Komunal Butel nr. 11-74/1 të datës 17.09.2025,
REFUZOHET SI E PABAZË.
Vendimi i Komisionit Zgjedhor Komunal Butel nr. 11-74/1 i datës 17.09.2025,
VËRTETOHET.
Vendimi i plotë me arsyetim do të publikohet në Portalin Gjyqësor, në pajtim me afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini