NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më datë 24.09.2025, në ora 22:48, këshilli gjykues në lëndën me nr.URP.79/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Demokratike e Romëve Shkup, përmes përfaqësuesve të autorizuar Zoran Pejçev, avokat nga Shkupi dhe Irena Pejçeva, avokate nga Shkupi, kundër Vendimit nr.11-30/2025 të datës 23.09.2025 të Komisionit Komunal Zgjedhor – Shuto Orizari, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
A K T G J Y K I M
I
Padia e paditësit Partia Demokratike e Romëve Shkup, parashtruar përmes personit të autorizuar Milazim Sakipov nga Shkupi, e paraqitur kundër Vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor – Shuto Orizari nr.11-30/2025 të datës 23.09.2025, REFUZOHET SI E PABAZË.
Vendimi i Komisionit Komunal Zgjedhor – Shuto Orizari nr.11-30/2025 të datës 23.09.2025, VËRTETOHET.
V E N D I M
II
Kërkesa e përfaqësuesit të autorizuar të paditësit për kompensim të shpenzimeve të procedurës në shumë të përgjithshme prej 20.800,00 denarësh, REFUZOHET SI E PABAZË.
Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini