NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Новости  |  12.11.2025
Pjesëmarrje në Konferencën Rajonale në Beograd, Republika e Serbisë

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Pjesëmarrje në Konferencën Rajonale në Beograd, Republika e Serbisë

      Kryetari i Gjykatës Administrative, z.Burim Sejdini, mori pjesë në Konferencën Rajonale të gjykatave administrative, e cila trajtoi temën “Ndikimi i proceseve reformuese në efikasitetin e mbrojtjes në kontestin administrativ”. Konferenca u mbajt më 7 nëntor 2025 në Beograd, në organizim të Gjykatës Administrative të Republikës së Serbisë, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Serbi. Për shkak të kompetencave të Gjykatës Administrative lidhur me lëndët që lidhen me procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Zgjedhjet Lokale 2025, të cilat ishin në zhvillim – Kryetari i Gjykatës Administrative mori pjesë në konferencë nëpërmjet platformës online.

      Konferenca ishte e përqendruar në proceset reformuese në procedurat gjyqësore administrative të vendeve të rajonit. Gjatë punimeve u prezantuan analiza dhe përvoja nga praktika gjyqësore që lidhen me funksionimin e gjykatave administrative, si dhe sfidat me të cilat përballen gjykatat  në sigurimin e mbrojtjes efektive juridike dhe forcimin e sundimit të ligjit.

     Në fjalimin e tij, Kryetari i Gjykatës Administrative, z.Burim Sejdini, u ndal në kontestin administrativ dhe risitë e sjella me Ligjin për kontestet administrative të vitit 2019, zbatimin e tyre në praktikë, si dhe në procesin e përgjithshëm reformues të gjyqësorit administrativ në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili filloi me zbatimin e Ligjit në vitin 2020. Ky proces përbënte jo vetëm reformë procedurale, por edhe zgjerim të kapaciteteve hapësinore dhe teknike të Gjykatës Administrative.Theksi i veçantë u vendos edhe mbi projektin e Digjitalizimit të gjyqësorit administrativ – projekt që është në përputhje me pikën 2.5 të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi 2024–2028, me titull “Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të gjyqësorit administrativ”, i cili aktualisht është në fazë implementimi dhe synon përmirësimin e transparencës, efikasitetit dhe qasjes në drejtësi.


                                                                       Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                                                       m-r Burim Sejdini

   


Пребарување одлуки

Суд
Број на предмет
Датум
_