NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Risi  |  10 Nën 2025
Njoftim për veprim transparent, në kohë dhe të suksesshëm të Gjykatës Administrative në procedurat administrative-ligjore lidhur me procesin zgjedhor – zgjedhjet lokale 2025

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

     Njoftim për veprim transparent, në kohë dhe të suksesshëm të Gjykatës Administrative në procedurat administrative-ligjore lidhur me procesin zgjedhor – zgjedhjet  lokale 2025.

   Kryetari i Gjykatës Administrative, m-r Burim Sejdini, për të informuar publikun në mënyrë të hapur dhe objektive për rastet gjyqësore lidhur me procesin zgjedhor – zgjedhjet lokale 2025, dhe që janë me interes të veçantë publik, ka informuar në kohë opinionin publik për të gjitha lëndët e formuara nga paditë sipas nenëve 148, 149 dhe 149-a të Ligjit për Zgjedhje, përmes njoftimeve të publikuara në portalin zyrtar të Gjykatës për lëndët gjyqësore të pranuara dhe të formuara, seancat publike të caktuara, si dhe vendimet e marra përkatësisht.

   Në këtë kontekst, Gjykata Administrative procedurat lidhur me paditë e paraqitura kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga dorëzuesit e listave të kandidatëve në procedurën e votimit, numërimit dhe përcaktimit të rezultateve të votimit i ka vendosur në kohë, brenda afatit ligjor prej 24 orësh, sipas Ligjit për Zgjedhje. Para marrjes së vendimit dhe shpalljes publike të tij, për çdo lëndë të formuar është mbajtur domosdoshmërisht seancë publike lidhur me lëndën.

    Në përfundim, mund të thuhet se Gjykata Administrative ka përfunduar lëndët zgjedhore të formuara nga paditë e paraqitura në mënyrë të drejtë, transparente dhe të suksesshme, duke dëshmuar efikasitetin, paanshmërinë dhe përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave zgjedhore të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, me saktësi të lartë juridike, objektivitet dhe respekt të parimit të sundimit të ligjit.

 

                                                                           Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                                                      m-r Burim Sejdini

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_