NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Risi  |  27 Tet 2025
Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 19:30, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.97/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike Bashkimi i Romëve të Maqedonisë – për zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram, kryetar i partisë politike, dhe Sead Ismail, i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizari, kundër Vendimit nr.11-3196/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim

 

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

 

     Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 19:30, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.97/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike Bashkimi i Romëve të Maqedonisë – për zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram, kryetar i partisë politike, dhe Sead Ismail, i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizari, kundër Vendimit nr.11-3196/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht  shpalli këtë vendim:

      Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:

                                                                                           A K T G J Y K I M

 

       Padia e parashtruar nga paditësi, partia politike Bashkimi i Romëve të Maqedonisë, me seli në Shkup, kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nr.11-3196/2,  të datës  25.10.2025,  REFUZOHET SI  E PABAZË.

     Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor nr.11-3196/2, të datës 25.10.2025, VËRTETOHET.

     Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

                                                          Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                          m-r Burim Sejdini

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_