NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 21:46, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.99/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË – zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram – kryetar i partisë politike dhe Sead Ismail – , i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizari, kundër Vendimit nr.11-3199/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
A K T G J Y K I M
Padia e parashtruar nga paditësi Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË me seli në Shkup, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram – kryetar i partisë politike dhe Sead Ismail – bartës i listës së kandidatëve për kryetar komune të komunës Shuto Orizare dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të komunës Shuto Orizare, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nr.11-3199/2 të datës 25.10.2025, REFUZOHET SI E PABAZË.
Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor nr.11-3199/2 të datës 25.10.2025, VËRTETOHET.
Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini