NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 17:50, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.96/25, të formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike Bashkimi i Romëve të Maqedonisë – për zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram, kryetar i partisë politike, dhe Sead Ismail, i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizari, kundër Vendimit nr.11-3197/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
A K T G J Y K I M
Padia e parashtruar nga paditësi Partia Politike Bashkimi i Romëve të Maqedonisë, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram, kryetar i partisë politike, dhe Sead Ismail, i autorizuar për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetar komune në Komunën Shuto Orizari dhe listës së kandidatëve për anëtarë të këshillit të Komunës Shuto Orizari, kundër Vendimit nr.11-3197/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, REFUZOHET SI E PABAZË.
Vendimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 11-3197/2 të datës 25.10.2025, VËRTETOHET.
Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini