NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 15:30, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.98/25, e formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË – zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram, kryetar i partisë politike, dhe Sead Ismail, bartës i listës së kandidatëve për kryetar të komunës së Shuto Orizarit dhe listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, kundër Vendimit nr.11-3194/1 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim:
Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e ka shpallur vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:
AKTGJYKIM
Padia e paditësit Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË, Shkup, kundër Vendimit nr.11-3194/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, MIRATOHET.
Vendimi i KSHZ-së nr.11-3194/2 i datës 25.10.2025, NDRYSHOHET DHE VENDOSET SI VIJON:
Ankesa nr.11-3194/1 e datës 21.10.2025, në procedurën për përmbledhjen dhe konstatimin e rezultateve nga votimi në vendvotimin nr.2961 për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, e paraqitur nga bartësi i listës së kandidatëve për anëtarë të këshillave të komunave dhe për kryetarë komunash – Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË, Shkup, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar Gabriel Bajram – Sead Ismail nga Shkupi, MIRATOHET.
Rezultatet nga votimi i zhvilluar në vendvotimin nr.2961 për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, SHFUQIZOHEN.
Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.
Kryetar i Gjykatës Administrative
m-r Burim Sejdini