NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Risi  |  27 Tet 2025
Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 15:30, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.98/25, e formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË – zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram, kryetar i partisë politike, dhe Sead Ismail, bartës i listës së kandidatëve për kryetar të komunës së Shuto Orizarit dhe listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, kundër Vendimit nr.11-3194/1 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht shpalli këtë vendim

NJOFIM PËR OPINIONIN PUBLIK

 

     Gjykata Administrative e njofton opinionin publik se më datë 27.10.2025, në ora 15:30, këshilli gjykues për lëndën URP.nr.98/25, e formuar mbi bazë të padisë së parashtruar nga Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË – zgjedhjet lokale 2025, e përfaqësuar nga Gabriel Bajram, kryetar i partisë politike, dhe Sead Ismail, bartës i listës së kandidatëve për kryetar të komunës së Shuto Orizarit dhe listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, kundër Vendimit nr.11-3194/1 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, e solli dhe publikisht  shpalli këtë vendim:

      Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e ka shpallur vendimin mbi padinë me këtë dispozitiv:

                                                                                              AKTGJYKIM

      Padia e paditësit Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË, Shkup, kundër Vendimit nr.11-3194/2 të datës 25.10.2025 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, MIRATOHET.

     Vendimi i KSHZ-së nr.11-3194/2 i datës 25.10.2025, NDRYSHOHET DHE VENDOSET SI  VIJON:

     Ankesa nr.11-3194/1 e datës 21.10.2025, në procedurën për përmbledhjen dhe konstatimin e rezultateve nga votimi në vendvotimin nr.2961 për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, e paraqitur nga bartësi i listës së kandidatëve për anëtarë të këshillave të komunave dhe për kryetarë komunash – Partia Politike BASHKIMI I ROMËVE TË MAQEDONISË, Shkup, nëpërmjet përfaqësuesve të autorizuar Gabriel Bajram – Sead Ismail nga Shkupi, MIRATOHET.

     Rezultatet nga votimi i zhvilluar në vendvotimin nr.2961 për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komunës së Shuto Orizarit, SHFUQIZOHEN.

   Vendimi i plotë, së bashku me arsyetimin përkatës, do të publikohet në Portalin Gjyqësor, brenda afatit të përcaktuar me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

 

                                                                              Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                                                        
  m-r Burim Sejdini

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_