NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Risi  |  29 Tet 2025
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës Administrative dhe Komisionit Shtetëror për Ankesa në Prokurime Publike, për test periudhë lidhur me zbatimin e softuerit për lidhje digjitale në mes Gjykatës Administrative, Gjykatës së Lartë Administrative dhe organeve publike

NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK

     

     Pas realizimit të procedurës për “Prokurim publik për përgatitjen dhe zbatimin e softuerit për lidhje digjitale në mes  Gjykatës Administrative me organet publike dhe Gjykatën e Lartë Administrative”, më datë 24.10.2025, në hapësirat e Gjykatës Administrative u nënshkrua “Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës Administrative dhe Komisionit Shtetëror për Ankesa në Prokurime Publike, për test periudhë lidhur me zbatimin e softuerit për lidhje digjitale në mes Gjykatës Administrative, Gjykatës së Lartë Administrative dhe organeve publike”, nga  përfaqësuesi i Gjykatës administrative z. m-r Burim Sejdini dhe përfaqësuesi nga Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike,  z. m-r Bujar Sulejmani.

    Me nënshkrimin e këtij Memorandumi vendoset një kornizë koordinimi ndërmjet palëve gjatë periudhës testuese të implementimit të softuerit për shkëmbim digjital të të dhënave, si dhe krijohen bazat për testim dhe zbatim praktik të zgjidhjes teknike, e cila do të mundësojë komunikim elektronik të shpejtë dhe të sigurt gjatë periudhës testuese.

     Nënshkrimi i këtij Memorandumi përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të procedurës së Prokurimit Publik, e cila ka rëndësi thelbësore për digjitalizimin e gjyqësorit dhe është në përputhje me pikën 2.5 të Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë Sektoriale të Zhvillimit për Drejtësi 2024-2028, të titulluar “Rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të gjyqësisë administrative”. Ky Memornadum do
të mundësojë përmirësimin e efikasitetit dhe racionalitetit financiar të procedurave gjyqësore administrative përmes integrimit digjital, duke perfshirë: përmirësimin e menaxhimit të lëndëve në gjykata, ndjekjen dhe kontrollin më të madh të veprimeve procedurale, rritjen e produktivitetit të burimeve njerëzore, krijimin e bazave të të dhënave të kërkueshme me vendime gjyqësore që do të mbështesin përforcimin dhe unifikimin e praktikës gjyqësore, si dhe vendosjen e një sistemi efektiv për komunikim dypalësh – shkëmbim dokumentesh (e-dorëzim) me të gjithë pjesëmarrësit në procedurat gjyqësore, veçanërisht me organet publike si njëra nga palët në kontestin administrativ.

                                                                                                  Kryetar i Gjykatës Administrative
                                                                                     m-r Burim Sejdini

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_