Informacione të përgjithshme [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Informacione të përgjithshme

Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është Gjykata më e lartë në shtetin dhe e siguron barazinë në zbatimin e ligjeve nga ana e gjykatave. Gjykata supreme realizon pushtetin gjyqësor  në tërë territorin e Republikës dhe selinë e ka në Shkup. 

                Kompetenca:

- vendos në shkallë të dytë kundër vendimeve të këshillave të saj siç është e paraparë me ligj;

- vendos në shkallën e tretë dhe të fundit sipas ankesave kundër vendimeve të gjykatave të apelit;

- vendos sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike  kundër vendimeve të plotfuqishme të gjykatave dhe vendimeve të këshillave të saj kur ajo është e paraparë me ligj;

- vendos për ndeshje të kompetencave ndërmjet gjykatave themelore të rajonit të gjykatave të ndryshme të apelit, ndeshje të kompetencave ndërmjet gjykatave të apelit, ndeshje të kompetencave ndërmjet Gjykatës administrative me ndonjë gjykatë tjetër, ndjeshje të kompetencave ndërmjet Gjykatës së lartë administrative me ndonjë gjykatë tjetër dhe vendos për bartjen e kompetencës vendore te këto gjykata;

- vendos sipas kërkesave të palëve dhe pjesmarrësve të tjerë në procedurën e cenimit për të drejtën e gjykimit në afat të arsyeshëm, në procedurë siç është e paraparë me ligj para gjykatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas rregullave dhe principeve të parapara në Konventën evropiane për të drejtat dhe liritë e njerëzve dhe duke u nisur nga praktika gjyqësore e Gjykatës evropiane për të drejtat e njerëzve dhe

-realizon edhe çështje të tjera të parapara me ligj.

 

Organizimi
Historiku
Rregullore për organizimin dhe sistemimin e brendshëm
Politika e privatësisë

Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_

Të rejat e fundit

  • KONKURS PUBLIK për zgjedhjen e kandidatëve për gjyqtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    Risi  | 4 Sht 2025
    Në bazë të Vendimit për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nr. 50-7242/5 të datës 22 korrik 2025, (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 150/25), dhe në lidhje me nenin 22 nga Protokolli numër 11 ndaj Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, me të cilin ndryshon mekanizmi i kontrollit të përcaktuar me Konventën për të Drejtat e Njeriut, Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për gjyqtar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shpall [më shumë]
  • Vizitë nga përfaqësues të lartë të Iniciativës ndërkombëtare Partneritet për qeverisje të hapur

    Njoftim për opinionin  | 3 Sht 2025
    Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani më 03.09.2025, zhvilloi takim me përfaqësuesit e lartë të Iniciativës ndërkombëtare Partneritet për qeverisje të hapur z. Aidan Ejakuza, drejtor ekzekutiv i Partneritetit për qeverisje të hapur, Sandra Pernar, koordinatore e lartë regjionale për Evropë dhe Gordana Gapiq Dimitrovska, koordinatore nacionale, Ministria e administratës publike. Në takim i pranishëm ishte edhe Zharko Haxhi Zafirov – bashkëkryetar i Këshillit për gjyqësor të hapur. [më shumë]
  • Mbledhje pune me përfaqësues të Bankës Botërore

    Njoftim për opinionin  | 24 Kor 2025
    Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, sot më 24 korrik 2025, mbajti mbledhje pune me përfaqësuesit nga Banka Botërore, Zoran Skopljak dhe Marina Matiq Boshkoviq. [më shumë]

Të gjitha lajmet