Vizitë e përfaqësuesve të Sekretariatit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Vizitë e përfaqësuesve të Sekretariatit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur

Press realeses  |  May 8, 2025
UD kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Dr. Xhemali Saiti, më 07 prill 2025, realizoi takim me përfaqësues të Sekretariatit të PQH z. Poll Brejtvejt, Udhëheqës Rajonal për Evropën, Sandra Pernar, Koordinatore a Lartë Rajonale për Evropën, Metju Tramonti, nëpunës për hulumtim – Mekanizmi i pavarur për njoftim dhe Gordana Gapiq Dimitrovska, Koordinatore Kombëtare për PQH - Ministria e Administratës Publike. Në takim, i pranishëm ishte edhe Zharko Haxhi – Zafirov, bashkëkryetar, përfaqësues i organizatave civile në Këshillin për Qeverisje të Hapur.

           

Në këtë takim, UD kryetar foli për aktivitetet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat sigurojnë transparencën e gjykatës, avancimin e portalit elektronik gjyqësor, avancimin e marrëdhënieve me publikun, cilësinë dhe qasjen e të dhënave dhe informacioneve, si pjesë nga angazhimet e Këshillit për Gjyqësor të Hapur në pajtim me Deklaratën për Gjyqësor të Hapur. U shpërndanë informacione për gjendjen në plotësimin e angazhimeve nga Plani aksionar i Këshillit për Gjyqësor të Hapur 2024-2026, nevojën për përcaktimin e prioriteteve, por edhe për nevojën nga mbështetja financiare për realizimin e qëllimeve të shënuara dhe angazhimeve të Këshillit.

          

Në fund të takimit u theksua rëndësia e përfshirjes së qeverisjes gjyqësore në iniciativën globale të Partneritetit për Qeverisje të Hapur, për sigurimin e shërbimeve cilësore publike për qytetarët, në shërbimin e të cilit është gjyqësori.

            

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_