Vizitë e studentëve nga Fakulteti juridik pranë Universitetit “Goce Dellçev”, Shtip në Gjykatën Supreme
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Vizitë e studentëve nga Fakulteti juridik pranë Universitetit “Goce Dellçev”, Shtip në Gjykatën Supreme
Në kuadër të vizitës, studentët patën mundësinë që të njihen me mënyrën e funksionimit dhe vendosjen organizuese të Gjykatës, ti vizitojnë sallat e gjykimit dhe sportelet gjyqësore dhe Shërbimin e informatikës. Studentët biseduan me përfaqësues nga Sektori i veprave civile dhe Sektori i praktikës gjyqësore për tu informuar për punën dhe kompetencat e Gjykatës, qarkullimin e lëndëve, mjetet juridike për të cilat veprojnë katër sektorët, ndërsa interes të posaçëm treguan për punën e këshilltarëve gjyqësorë, fitimin e njohurive në gjykatat nëpërmjet punës praktike dhe mundësitë e karrierës për juristët e rinj.
Në Kabinetin e UD kryetar, studentët u pranuan nga zëvendësja e UD kryetar, gjyqtarja Cvetanka Periq, me të cilën patën mundësinë të diskutojnë për rëndësinë dhe përgjegjësinë e profesionit të gjyqtarit. Gjyqtarja Cvetanka Periq tregoi për rëndësinë e edukimit dhe punën e mundimshme, si një rrugë e vetme për formimin e juristëve me besueshmëri, vizion dhe integritet, duke u dëshiruar sukses gjatë studimeve të mëtejme.
Vizita e studentëve mundëson para se gjithash, lidhjen e rëndësisë teorike të cilën studentët e fitojnë në Fakultetin juridik, me këqyrjen e drejtpërdrejtë në atmosferën e punës të Gjykatës Supreme, për arsimimin më të mirë dhe më cilësor.
Profesoresha Shutova, u falënderua për vizitën e organizuar në Gjykatën Supreme dhe për të gjitha informacionet e dobishme, të cilat i morën studentët dhe të cilat do të jenë nxitje për këta juristë të ardhshëm të rinj që ti kenë nismat e para të tyre juridike pikërisht në institucionet gjyqësore.
Në fund të takimit, u përsëritën angazhimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin më intensiv me institucionet arsimore dhe vendosjen në disponim të kapaciteteve të Gjykatës në qëllimet edukative për afrimin e instancës më të lartë gjyqësore te juristët e rinj.