Takim pune me liderin e komponentit të parë të Projektit të BE-së, “Mbështetje për sundimin e ligjit”
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim pune me liderin e komponentit të parë të Projektit të BE-së, “Mbështetje për sundimin e ligjit”
News
|
Sep 10, 2025
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani më 10.09.2025, zhvilloi takim pune me gjyqtarin Gzhegozh Borkovski, lider i komponentit të parë të Projektit të BE-së, “Mbështetje për sundimin e ligjit”.




Gjatë takimit të punës, gjyqtari Borkovski e njoftoi kryetarin Afrim Fidani me të ndërmarrën e deritanishme në kuadër të projektit, dhe u bisedua për identifikimin e prioriteteve dhe burimeve, të cilat janë të domosdoshme për realizimin e aktiviteteve dhe masave të planifikuara.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për zhvillimin e gjyqësorit, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit të fushës për sundimin e ligjit.