Takim me grupin Bluprint për reformat e jurisprudencës
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim me grupin Bluprint për reformat e jurisprudencës
Duke potencuar rolin e organizatave joqeveritare, UD kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut theksoi se bashkëpunimi me grupin Bluprint ka rëndësi të madhe, për arsye se aktivitetet e përbashkëta kontribuojnë për avancimin e sistemit të jurisprudencës dhe pavarësisë gjyqësore.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se nevojiten përpjekje të përbashkëta së të gjitha institucioneve të jurisprudencës për tejkalimin e problemeve, me të cilat përballet gjyqësori në zbatimin e reformave, me qëllim për mundësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët.
Në fund të takimit, UD kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Xhemali Saiti i theksoi angazhimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin më intensiv me sektorin joqeveritar, duke theksuar se vizioni i përbashkët dhe angazhimet e përbashkëta për avancimin e situatave në gjyqësor janë në interes për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.