Njoftim nga seanca e mbajtur të Sektorit të veprave penale
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga seanca e mbajtur të Sektorit të veprave penale
R E N D D I T E
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 07.07.2025;
2.Miratimi i raporteve mujore për punën e Sektorit të veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për muajt maj, qershor, korrik dhe gusht 2025;
3. Diskutimi për kërkesën e Gjykatës Themelore Sveti Nikollë, për miratim të mendimit juridik në lidhje me kompetencën për vendimmarrjen e kundërvajtjes nga Ligji për rrugët publike;
4. Diskutimi për çështjet juridike të dorëzuara nga Gjykata e Apelit Shkup, Gjykata e Apelit Manastir dhe Gjykata e Apelit Shtip, në lidhje me takimin punues ndërmjet Gjykatës Supreme të RMV dhe katër gjykatave të apelit;
5. Diskutimi për referatin e përgatitur nga gjyqtarja Cvetanka Periq, në lidhje me procedurën për shlyerjen e dënimit (të shtyrë nga seanca e datës 07.07.2025);
6. Diskutimi për referatin e përgatitur nga gjyqtarja dr. Mirjana Llazarova Trajkovska në lidhje me Iniciativën nga Këshilli Gjyqësor, për ngritjen e procedurës për unifikimin e praktikës gjyqësore (të shtyrë nga seanca e datës 07.07.2025);
7. Diskutimi për referatin e përgatitur nga gjyqtarja dr. Mirjana Llazarova Trajkovska në lidhje me Iniciativën e avokates Natasha Boshkova, për miratim të mendimit juridik parimor (të shtyrë nga seanca e datës 07.07.2025);
8. Referati për propozim të Ligjit për shërbimin e provës, të përgatitur nga gjyqtarja Tatjana Dukovska.
Në diskutimin e mbajtur, Sektori i veprave penale:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave penale, të mbajtur më 07.07.2025;
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, i shqyrtoi dhe miratoi raportet mujore për punën e Sektorit të veprave penale të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për muajt maj, qershor, korrik dhe gusht 2025;
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, konstatoi se nuk janë të plotësuara kushtet për miratim të mendimit juridik;
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, i shqyrtoi çështjet juridike të dorëzuara nga sektori penal të Gjykatës së Apelit Shkup, Gjykatës së Apelit Manastir dhe Gjykatës së Apelit Shtip;
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori konkluzion – çështja lidhur me procedurën për shlyerjen e dënimit të shqyrtohet në Seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, konstatoi se nuk janë të plotësuara kushtet për ngritjen e procedurës për unifikimin e praktikës gjyqësore;
Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, nxori konkluzion – Iniciativa për miratim të mendimit juridik parimor të shqyrtohet në Seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës, nxori konkluzion – Propozimi i Ligjit për shërbimin e provës, të shqyrtohet në Seancë të përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.