Kryetari i Gjykatës Supreme zhvilloi takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kryetari i Gjykatës Supreme zhvilloi takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup

Risi  |  7 Tet 2025
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, sot mbajti takim me Shefin e Misionit të OSBE – së, Ambasadorin Kilijan Val.

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, sot mbajti takim pune me Shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasadori Kilijan Val. Në takim morën pjesë edhe Shefja e Sektorit për sundimin e ligjit të Misionit të OSBE – së në Shkup, znj. Rusudan Tabatazde dhe gjyqtarja Cvetanka Periq, zëvendëse e kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në takim, u bisedua për forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e reformave gjyqësore, me një fokus të veçantë për integritetin dhe transparencën e gjykatave. Njëkohësisht, u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht me problemin me mungesën e kuadrit të gjyqtarëve dhe kuadrit administrativo-profesional dhe nevojën për pavarësinë financiare si parakusht për veprimin me përditësim të çështjeve gjyqësore.

Kryetari Fidani, shprehu falënderim të thellë për mbështetjen eksperte të vazhdueshme që OSBE – ja e jep për gjyqësorin maqedonas, dhe të dyja palët e konfirmuan angazhimin për vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv.  

 

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_