Pranim dorëzimi i funksionit kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Pranim dorëzimi i funksionit kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Njoftim për opinionin
|
3 Kor 2025
Sot në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht u bë pranim dorëzimi i funksionit kryetar, të cilin kryetari i zgjedhur i ri, Afrim Fidani e mori nga UD kryetar i deritanishëm, Dr. Xhemali Saiti.
Dr. Xhemali Saiti i uroi mandatin kryetarit të ri dhe i dëshiroi suksese në realizimin e detyrave ligjore.
Kryetari i zgjedhur i ri i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani tha se do të punojë në rritjen e besimit të publikut në institucionet e drejtësisë, por edhe që do të angazhohet për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit me faktorin vendor dhe ndërkombëtar në interes të tejkalimit të problemeve, me të cilat ballafaqohet gjyqësori në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të mundësuar qasjen e qytetarëve në drejtësinë.