Takim pune me një grup ekspertësh për drejtësinë ekologjike në kuadër të projektit “Drejtësia klimatike dhe ekologjike në Ballkanin Perëndimor” [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Takim pune me një grup ekspertësh për drejtësinë ekologjike në kuadër të projektit “Drejtësia klimatike dhe ekologjike në Ballkanin Perëndimor”

Risi  |  18 Sht 2025
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, më 18 shtator 2025, zhvilloi takim pune me një grup ekspertësh për drejtësinë ekologjike të përbërë nga Entella Pinguli, Vinsent Delbos, Rejçel Ganem dhe Zharko Haxhi-Zafirov, në kuadër të projektit “Drejtësia klimatike dhe ekologjike në Ballkanin Perëndimor”, të mbështetur nga Agjencia franceze për zhvillim. Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Jelica Kërstevska dhe dr. Xhemali Saiti.

 

Në këtë takim, u diskutua për procesin e zbatimit të drejtësisë ekologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për sfidat, mundësitë dhe praktikat më të mira për avancimin e implementimit të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe menaxhimin me ndryshimet klimatike.

           Kryetari Fidani e potencoi rëndësinë e rolit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në sigurimin e barazisë për zbatimin e ligjeve nga gjykatat, në mënyrë që Seanca e përgjithshme miratoi Qëndrim parimor për realizimin e të drejtës për mjedis të shëndetshëm jetësor përmes sigurimit të mbrojtjes gjyqësore nga akte të paligjshme dhe veprime me të cilat cenohen të drejtat e garantuara kushtetuese dhe liritë e njeriut dhe qytetarit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e të drejtës për mjedis të shëndetshëm jetësor.

          Ekspertët e theksuan nevojën për edukimin e vazhdueshëm dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe nëpunësve tjerë gjyqësor për çështje që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, për kuptimin më të mirë dhe zbatimin e instrumenteve relevante juridike.

         Bashkëbiseduesit shprehën përkushtim të fuqishëm për promovimin dhe avancimin e drejtësisë ekologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe vazhdimin e bashkëpunimit për krijimin e një kornize më të fuqishme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sigurisë juridike, parashikimit dhe njëjtësisë së ligjit për të gjithë qytetarët.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_