Njoftim nga mbajtja e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga mbajtja e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Risi  |  27 Maj 2025
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 27 maj 2025, mbajti Seancë të përgjithshme, me këtë:

 

R E N D   D I T E

 

1. Vendimmarrja për kundërshtimin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore nga Velesi, të deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Dhënia e mendimit për Projekt – Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, të parashtruar nga Ministria e Drejtësisë.

3.Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve LLAZOV BADEVA AVOKATË Shkup, përmes përfaqësuesve ligjor Nadica Badeva-Qortosheva dhe Dane LLazov, avokatë nga Shkupi. 

 

Në diskutimin e mbajtur, Seanca e përgjithshme:

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, morri aktvendim me të cilin kundërshtimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore nga Velesi, të deklaruar kundër aktvendimit të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratohet.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës dha mendim pozitiv për Projekt – Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, me propozime përkatëse.

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, diskutimi do të vazhdojë në seancën e ardhshme.   

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_