Njoftim i Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe Shoqatës së Gjyqtarëve [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim i Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe Shoqatës së Gjyqtarëve

Risi  |  14 Nën 2025

Zotëri Kryeministër,

Veç më një kohë të gjatë komentet tuaja për gjyqtarët dhe gjyqësorin kanë kaluar kufijtë e sjelljes së mirë dhe kanë degjeneruar në sulme të paargumentuara dhe të përgjithshme. Kritika është me qëllim të mirë vetëm kur bëhen vërejtje specifike dhe propozime konkrete për zgjidhjen e çështjeve. Kritika e paargumentuar është një demonstrim i qëllimit që të mos ndërmerret asgjë për përmirësimin e situatave, por përkundrazi apatia e përgjithshme shoqërore të hedhet si faj i gjyqtarëve.  

Sistemi gjyqësor asnjëherë nuk ka krijuar borxhe, prandaj është e paqartë se çfarë lidhshmërie ka gjyqësori me borxhin shtetëror prej 2 miliardë eurosh, që padyshim është pasojë e huamarrjes së vazhdueshme të pushtetit ekzekutiv, në të kaluarën dhe tani.   Përkundrazi, pikërisht gjykatat, nëpërmjet pagimit të paushallëve dhe dënimeve me gjobë, për vite me radhë mbushin thesarin e shtetit, dhe në këmbim nuk fitojnë asnjë kthim nga Buxheti, në kuptim të punësimeve të reja, digjitalizimit të shërbimeve, pajisjen e sallave të gjykimit dhe të ngjashme.

Raporti i fundit i KE, thekson qartë se problemi më i madh në gjyqësorin është pavarësia e gjyqtarëve, e cila dëmtohet nga ndërhyrjet e vazhdueshme të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv. Si një problem thelbësor është theksuar edhe pavarësia financiare e gjyqësorit nga buxheti i shtetit, dhe në këtë kuptim rrogat e gjyqtarëve janë vetëm një segment i pavarësisë financiare. Këto janë probleme të cilat shteti duhet ti zgjidhë, ngase janë thelbësore për perspektivën evropiane të vendit.

Me komentet tuaja të deritanishme e prishni parimin demokratik të konceptuar të barazisë së tre pushteteve, legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv. Pushteti gjyqësor është kategori kushtetuese, ndërsa Kushtetuta dhe pavarësia e pushtetit gjyqësor duhet të respektohen.

 

Këshilli Gjyqësor

Gjykata Supreme

Shoqata e Gjyqtarëve        

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_