Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim për mbajtjen e seancës të Sektorit të veprave civile
R E N D D I T E
1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 24.09.2025;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt korrik dhe gusht 2025;
3. Vazhdimi i diskutimit për unifikimin e praktikës gjyqësore të këshillave të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çështjen juridike: a duhet të hedhet si i palejuar revizioni i ndërhyrësit në pajtim me nenin 380 të Ligjit për procedurë kontestuese në rastin kur pala, të cilës i është shoqëruar ndërhyrësi nuk ka parashtruar revizion, ose lënda të kthehet administrativisht, të ftohet pala të sqarojë se a e pranon mjetin juridik të parashtruar, dhe në qoftë se nuk sqaron apo nëse deklaron se nuk e pranon, revizioni të hidhet poshtë;
4. Shqyrtimi i çështjeve juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Manastir, lidhur me takimin e ardhshëm të përbashkët të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe katër gjykatave të apelit;
5. Shqyrtimi i çështjeve juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Gostivar, lidhur me takimin e ardhshëm të përbashkët të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe katër gjykatave të apelit;
6. Shqyrtimi i çështjeve juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Shkup, lidhur me takimin e ardhshëm të përbashkët të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe katër gjykatave të apelit;
7. Shqyrtimi i çështjeve juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Shtip, lidhur me takimin e ardhshëm të përbashkët dhe katër gjykatave të apelit;
8. Të ndryshme;