Takim me Komisionin Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Takim me Komisionin Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
UD kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Xhemali Saiti më 24 prill 2025, realizoi takim me anëtarët e delegacionit të Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Z-nja Sibel Arsllan nga Zvicra, Z. Xhozef O’Rajli nga Irlanda, referues të Komisionit, Z-nja Agnjeshka Shkllana, sekretare e Komisionit dhe Z-nja Marija Stefanova, sekretare e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës. Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe gjyqtaret Cvetanka Periq, zëvendëse e UD kryetar të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska.
Në takim u bisedua për aktivitetet e marra lidhur me Rezolucionin 2304 (2019) të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës për dialogun e post-monitorimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut, luftën kundër korrupsionit, situatat momentale në gjyqësor, kompetencat e Gjykatës Supreme në aspektin e unifikimit të praktikës gjyqësore dhe zbatimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, por edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet gjyqësori në Republikën e Maqedonisë së Veriut në realizimin e qëllimeve të reformave.