Njoftim nga seanca e mbajtur të Sektorit të veprave civile [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga seanca e mbajtur të Sektorit të veprave civile

News  |  Oct 13, 2025
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 13.10.2025 mbajti seancë të Sektorit të veprave civile, në të cilën miratoi këtë propozim:

R E N D   D I T E

 

           

1. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 24.09.2025;

2.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt korrik dhe gusht 2025;

3. Vazhdimi i diskutimit për unifikimin e praktikës gjyqësore të këshillave të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çështjen juridike: a duhet të hedhet si i palejuar revizioni i ndërhyrësit në pajtim me nenin 380 të Ligjit për procedurë kontestuese në rastin kur pala, të cilës i është shoqëruar ndërhyrësi nuk ka parashtruar revizion, ose lënda të kthehet administrativisht, të ftohet pala të sqarojë se a e pranon mjetin juridik të parashtruar, dhe në qoftë se nuk sqaron apo nëse deklaron se nuk e pranon, revizioni të hidhet poshtë;      

4. Shqyrtimi i çështjeve juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Manastir, lidhur me takimin e ardhshëm të përbashkët të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe katër gjykatave të apelit;

5. Shqyrtimi i çështjeve juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Gostivar, lidhur me takimin e ardhshëm të përbashkët të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe katër gjykatave të apelit;

6. Shqyrtimi i çështjeve juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Shkup, lidhur me takimin e ardhshëm të përbashkët të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe katër gjykatave të apelit; 

7. Shqyrtimi i çështjeve juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Shtip, lidhur me takimin e ardhshëm të përbashkët dhe katër gjykatave të apelit;

           

Në diskutimin e mbajtur, Sektori i veprave civile:

 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi Procesverbalin nga seanca e Sektorit të veprave civile, të mbajtur më 24.09.2025;

            Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, i shqyrtoi dhe miratoi Raportin për qarkullimin e lëndëve në Sektorin e veprave civile për muajt korrik dhe gusht 2025;

Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, miratoi mendim juridik për çështjen juridike;

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, i shqyrtoi çështjet juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Manastir;

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, i shqyrtoi çështjet juridike ë dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Gostivar;

Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, e shtyu shqyrtimin e çështjeve juridike nga sektori civil të Gjykatës së Apelit Shkup;

Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës, i shqyrtoi çështjet juridike të dorëzuara nga sektori civil i Gjykatës së Apelit Shtip;

 

   


Decision search

Court
Case number
Date
_