UD kryetar i Gjykatës Supreme, dr. Saiti zhvilloi takim pune me përfaqësues nga projekti Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
UD kryetar i Gjykatës Supreme, dr. Saiti zhvilloi takim pune me përfaqësues nga projekti Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit




UD kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dr. Xhemali Saiti më 4 qershor, zhvilloi takim pune me përfaqësues nga projekti i BE-së për sundimin e ligjit, Ollga Teshoviq dhe Andrej Bozhinovski, të cilët në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të RMV, fillojnë vlerësimin e Strategjisë së burimeve njerëzore për rrjetin gjyqësor 2020-2026.
Në këtë takim, u diskutua për dinamikën e zbatimit të Strategjisë dhe përgatitjen e iniciativës për riorganizimin dhe nxjerrjen e favorit të rrjetit gjyqësor, si dhe për pritjet nga projektet e sipërpërmendura.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të shqyrtohen të gjitha mundësitë strukturore dhe juridike për vendosjen e rrjetit në të ardhmen në gjykatat, më pas duke parë faktorët socio ekonomik dhe faktorët tjerë me ndikim për atë vendosje. Në fund të takimit, u shpreh përgatitja për vazhdimin e bashkëpunimit reciprok.