Pjesëmarrja e kryetarit të GJSRMV, Afrim Fidani në shënimin solemn të Ditës së gjyqësorit në Mal të Zi [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Pjesëmarrja e kryetarit të GJSRMV, Afrim Fidani në shënimin solemn të Ditës së gjyqësorit në Mal të Zi

Risi  |  31 Tet 2025
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, me ftesë të kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi, z-nja Valentina Pavliçiq, morri pjesë në shënimin solemn të Ditës së gjyqësorit në Mal të Zi, në Budva, në periudhën nga 28-30 tetor 2025.

 

Ngjarja u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të lartë të qeverisjes gjyqësore nga regjioni dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Në fjalimin e tij, kryetari Fidani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit reciprok ndërmjet institucioneve gjyqësore dhe angazhimet e përbashkëta për avancimin e sundimit të ligjit dhe përforcimin e besimit në gjyqësorin.

Ndër të tjera, tha. “Me rëndësi është të ceket se pavarësia dhe uniteti gjyqësor, i bazuar në integritetin, reputacionin dhe përkushtimin personal të gjyqtarëve, është shtyllë e çdo shteti juridik. Në kohën e sfidave të mëdha – juridike, institucionale, por edhe shoqërore, qytetarët duhet ta ndjejnë besimin në gjykatat. Ky besim krijohet përmes veprimit me përgjegjësi, respektimit të standardeve etike dhe transparencës së punës. Këto janë vlera të cilat na bashkojnë të gjithë neve pa dallim kufijve shtetëror”.

Kryetari Fidani, e riafirmoi bashkëpunimin shumëvjeçar ndërmjet institucioneve më të larta të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke potencuar se “miqësia jonë fillon nga e kaluara, por i takon të ardhmes – të ardhmes evropiane të përbashkët, në të cilën gjyqësori luan rol kyç si mbrojtës i sundimit të ligjit dhe bartës i ndryshimeve për një ardhmëri më të mirë për të gjithë”.

Me pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e konfirmoi përkushtimin e saj për avancimin e bashkëpunimit regjional gjyqësor dhe këmbimin e praktikave të mira në drejtim të përforcimit të gjyqësorit të pavarur dhe efikas.     

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_