Fjalim hyrës i UD kryetar Dr. Xhemali Saiti në Konferencën vjetore të gjyqtarëve në Republikën e Serbisë [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Fjalim hyrës i UD kryetar Dr. Xhemali Saiti në Konferencën vjetore të gjyqtarëve në Republikën e Serbisë

Risi  |  23 Maj 2025
Një delegacion nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga UD kryetar i gjykatës, Dr. Xhemali Saiti dhe gjyqtari Shpend Devaja, kryetar i Sektorit të veprave civile, me ftesë të kryetares të Gjykatës Supreme të Republikës së Serbisë, Jasmina Vasoviq, morën pjesë në Konferencën vjetore të gjyqtarëve, që u mbajt nga 22 maji deri më 24 maj 2025 në Vrnjaçka Banja, Republika e Serbisë.

UD kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Xhemali Saiti, në fjalimin hyrës potencoi rëndësinë e takimeve dhe këshillimeve më të gjera të këtilla, si forum për zhvillimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet përfaqësuesve të drejtësisë të vendeve fqinje, këmbimin e eksperiencave dhe praktikave për avancimin e punës dhe funksionimin e gjykatave.

  

Konferenca “Ditët gjyqësore – 2025”, që tradicionalisht mbahet çdo vit, përfshin disa seminare tematike nga fusha penalo-juridike, civile-juridike dhe fusha administrativo-juridike, që të mundësohet një analizë е përbashkët e çështjeve të përzgjedhura nga sistemet juridike të vendeve të regjionit, legjislacionin dhe praktikën gjyqësore, si dhe shkallën e harmonizimit me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për forcimin e kapaciteteve të gjyqësorit dhe sigurimin e sistemeve efikase gjyqësore.

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_