Ambasadori Rokas, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian, kryetarit Fidani [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Ambasadori Rokas, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian, kryetarit Fidani

News  |  Nov 5, 2025
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Mihalis Rokas, sot kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në praninë e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vitin 2025.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Mihalis Rokas, sot kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në praninë e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, zyrtarisht ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut, për vitin 2025.

Kryetari Fidani, duke i shprehur falënderim Ambasadorit Rokas për dorëzimin zyrtar të Raportit në gjykatën më të lartë në vend, theksoi se Gjykata Supreme është përkushtuar në kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe në plotësimin e standardeve evropiane në fushën e sundimit të ligjit. Potencoi se konstatimet e dhëna janë udhërrëfyes dhe drejtim për marrjen dhe planifikimin e hapave të ardhshme në zhvillimin e sistemit gjyqësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fjalimin e tij theksoi: “Një bashkëpunim më i gjerë institucional midis tre autoriteteve është i domosdoshëm. Asnjë autoritet nuk mund të jetë mbi tjetrën, dhe sidomos asnjë mbi ligjin dhe drejtësinë. Ne jemi dakord se nevojiten vendime strategjike dhe agjendë vendore reformuese për tu siguruar progres real dhe i qëndrueshëm, të mbizotërojë sundimi i ligjit, sidomos përmes pavarësisë dhe integritetit”. 

Ambasadori Rokas, në bartjen e rekomandimeve të shënuara në Raport, midis tjerash theksoi se burimet e kufizuara financiare të cilat ndahen për gjyqësorin, mungesa e kapaciteteve të kuadrit dhe nevoja për modernizimin e sistemit AKMIS, ndikojnë në cilësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Theksoi se, porosia është e fuqishme, pritet progres në pjesën e luftës me korrupsionin dhe mënjanimin e ndikimeve politike në gjyqësor, të cilat paraqesin problem serioz, ndërsa Raporti të shërbejë si nxitje e fuqishme për shpejtimin e reformave.

Në fund të takimit, në mënyrë reciproke u konfirmuan angazhimet për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian e siguron për gjyqësorin maqedonas në hapjen e rrugës kah një sistem gjyqësor të fuqishëm, të pavarur dhe profesional në interes për të gjithë qytetarët dhe në frymën e vlerave evropiane. 

   

   


Decision search

Court
Case number
Date
_