Njoftim nga mbajtja e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Njoftim nga mbajtja e Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
R E N D D I T E
1. Diskutimi mbi kërkesën për miratim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga kryetari i Gjykatës Themelore Veles.
2. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokatja Natasha Boshkova nga Shkupi.
3. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Zoran Stojanovski nga Tetova.
4. Diskutimi mbi iniciativën për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Darko Karev nga Tetova.
5. Vendimmarrja e Kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Lartë Administrative, të parashtruar nga Drdo Rehan nga Gostivari.
6. Dhënia e mendimit për Propozimin e Ligjit për shërbimin e provës, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.
Në diskutimin e mbajtur, Seanca e përgjithshme:
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi qëndrim parimor me kërkesë të parashtruar nga kryetari i Gjykatës Themelore Veles.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, nxori konkluzion me të cilin iniciativa për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokatja Natasha Boshkova nga Shkupi, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të sitës, nxori konkluzion me të cilin iniciativa për miratimin e mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Zoran Stojanovski nga Tetova, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, nxori konkluzion me të cilin iniciativa për miratimin e qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokati Darko Karev nga Tetova, nuk aprovohet.
Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, solli aktvendim me të cilin kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër aktgjykimit të Gjykatës së Lartë Administrative, të parashtruar nga Drdo Rehan nga Gostivari, hidhet poshtë si e palejuar .
Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës, dha mendim pozitiv për propozim Ligjin për shërbimin e provës, me propozime përkatëse.