Fjalimi hyrës i UD kryetar të Gjykatës Supreme në Konferencën vjetore të gjyqtarëve
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Fjalimi hyrës i UD kryetar të Gjykatës Supreme në Konferencën vjetore të gjyqtarëve
Në organizim të Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 30 prill 2025 u mbajt Konferencë vjetore të gjyqtarëve me temë: “Forcimi i pavarësisë dhe përgjegjësisë gjyqësore përmes efikasitetit më të madh procedural”, në të cilën pati fjalim dhe morri pjesë UD kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Xhemali Saiti.
UD kryetar foli në panelin – Autonomia dhe pavarësia e pushtetit gjyqësor me temë: “Si të arrihet një stabilitet më i madh financiar dhe institucional”.
Në fjalimin hyrës, UD kryetari Saiti i theksoi arritjet e kësaj Konference, e cila gjatë këtyre viteve mundësoi një debat të gjerë dhe kontribuoi në marrjen e disa vendimeve të rëndësishme për krijimin e sistemit të pavarur dhe të besueshëm juridik.
Në vazhdim, UD kryetar vuri në pah se sistemi gjyqësor i pavarur nënkupton institucion të përforcuar, qëndrueshmëri financiare, efikasitet dhe veprim të drejtë korrekt, ndërsa për realizimin e këtij qëllimi theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit institucional të tre pushteteve, bazuar në parimet universale për sundimin e të drejtës dhe vlerave demokratike.
Në realizimin e këtij qëllimi, rol primar kanë Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shtytëse të këtij procesi, duke manifestuar pozitën e udhëheqësit dhe vizionin, që do ta sigurojë autonomia e pushtetit gjyqësor dhe dukshmëria e tij.
Në këtë kontekst, Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr aktivitete në drejtim të standardizimit në zbatimin e të drejtës dhe sidomos aktivitete për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, përmes miratimit të disa mendimeve juridike dhe qëndrimeve juridike.
Për arritjen e këtij qëllimi, jo më pak është i rëndësishëm roli i Shoqatës së gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si institucion me potencial të lartë, që në vitet e kaluara ka treguar inicimin dhe marrjen pjesë në çështjet gjyqësore.