Të gjitha lajmet

Takim pune me një grup ekspertësh për drejtësinë ekologjike në kuadër të projektit “Drejtësia klimatike dhe ekologjike në Ballkanin Perëndimor”
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, më 18 shtator 2025, zhvilloi takim pune me një grup ekspertësh për drejtësinë ekologjike të përbërë nga Entella Pinguli, Vinsent Delbos, Rejçel Ganem dhe Zharko Haxhi-Zafirov, në kuadër të projektit “Drejtësia klimatike dhe ekologjike në Ballkanin Perëndimor”, të mbështetur nga Agjencia franceze për zhvillim.

Takim i kryetarit të GJSRMV-së, Afrim Fidani me Ambasadorin e BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Mihalis Rokas
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani, sot zhvilloi takim me Ambasadorin dhe Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Mihalis Rokas, në të cilin të pranishëm ishin përfaqësues të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Delegacionit të BE-së, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Takim pune me liderin e komponentit të parë të Projektit të BE-së, “Mbështetje për sundimin e ligjit”
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Fidani më 10.09.2025, zhvilloi takim pune me gjyqtarin Gzhegozh Borkovski, lider i komponentit të parë të Projektit të BE-së, “Mbështetje për sundimin e ligjit”.