Ambasadori Gir dhe kryetarja Dameva u pajtuan për rëndësinë e pavarësisë në funksionimin e Këshillit Gjyqësor
Lajm
- Shtëpi
- >
- Lajm
Ambasadori Gir dhe kryetarja Dameva u pajtuan për rëndësinë e pavarësisë në funksionimin e Këshillit Gjyqësor
Njoftim për opinionin
|
16 Jan 2024
![](/wps/wcm/connect/ssrm/39a5d4d4-2511-4f3b-8abc-f54cf1b83e2e/2k.jpg?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CR4-39a5d4d4-2511-4f3b-8abc-f54cf1b83e2e-oQsYtl7)
![](/wps/wcm/connect/ssrm/39a5d4d4-2511-4f3b-8abc-f54cf1b83e2e/2k.jpg?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CR4-39a5d4d4-2511-4f3b-8abc-f54cf1b83e2e-oQsYtl7)
![](/wps/wcm/connect/ssrm/f1a77d94-3233-4ebe-83c1-fa8d02104c4a/3k.jpg?MOD=AJPERES&CACHEID=ROOTWORKSPACE.Z18_L8CC1J41L0B520APQFKICD0CR4-f1a77d94-3233-4ebe-83c1-fa8d02104c4a-oQsYtl7)
Ambasadori Gir dhe kryetarja Dameva u pajtuan për rëndësinë e pavarësisë në funksionimin e Këshillit Gjyqësor
Ambasadori David Gir, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ka takuar sot kryetaren e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva. Në takim, ambasadori përshëndeti vendimin e Gjykatës Administrative dhe dha mbështetje në veprimet e mëtutjeshme të kryetares Vesna Dameva, si dhe në aktivitetet dhe angazhimet e ardhshme të Këshillit Gjyqësor, me qëllim të garantimit të sundimit të drejtësisë dhe ri këthimi besimit të qytetarëve.
Ambasadori Dejvid Gir iu referua konkretisht rekomandimeve të KE-së, duke theksuar se 17 nga 40 rekomandimet që përmban Raporti i Misionit Vlerësues të KE-së mund të zbatohen menjëherë, sepse janë afatshkurtra, nuk kërkojnë ndryshime kushtetuese dhe ligjore, dhe varen nga vetë Këshilli Gjyqësor.
Kryetarja Vesna Dameva e informoi ambasadorin se gjatë javës së ardhshme do të mbahet punëtoria e financuar në kuadër të projektit IPA “Përkrahja e BE-së për sundimin e së drejtës”, në të cilën do shqyrtohen dhe nxirren konkluzione për secilin nga rekomandimet e Misionit vlerësues.
Ambasadori Dejvid Gir shprehu shpresën se Këshilli Gjyqësor do t'i afrohet realizimit të aktiviteteve që përmban Strategjia e re për Gjyqësorin, të cilat në një pjesë të konsiderueshme i referohet funksionimit të mëtutjeshëm të Këshillit Gjyqësor.
Kabineti i kryetarit
Këshillit Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut