Kumtesë nga seanca e 472-të të Këshillit Gjyqësor të RMV-së 11.01.2024 [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Kumtesë nga seanca e 472-të të Këshillit Gjyqësor të RMV-së 11.01.2024

Njoftim për opinionin  |  11 Jan 2024

 

KUMTESË
 
 
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në seancën e 472-të të mbajtur më 12.01.2024, ndryshoi dhe plotësoi rendin e ditës dhe miratoi:
 
1. Është konstatuar ndërorerja e funksionit gjyqësor të Snezhana Gjorgjieska Zekiria, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie;
 
2. Është sjellë vendim me të cilin Teodora Eftimovska Bojkovska, gjyqtar në Gjykatën Themelore Gostivar, dërgohet përkohësisht në kryerjen e funksionit në Gjykatën Themelore të Tetovës nga data 02.02.2024, në kohëzgjatje prej (1) një vit nga data e referimit;
 
3. Nuk është pranuar kërkesa e gjyqtarit Sofia Spasova Medarska për pezullim të funksionit gjyqësor në Gjykatën Themelore Civile-Shkup;
 
4. Miratua Raporti komisionit për shqyrtimin dhe plotësimin e kushteve dhe kriteriumeve për zgjedhjen e kryetarve në Gjykatën e Lartë Administrative, Gjykatën Themelore Berovë, Gjykatën Themelore Dellçevë, Gjykatën Themelore Krushevë, Gjykatën Themelore Kavadar dhe Gjykatën Themelore Strugë. U sollë vendim  për publikimin e shpalljesë për zgjedhjen e kryetarve në Gjykatën e Lartë Administrative, Gjykatën Themelore Berovë, Gjykatën Themelore Dellçevë dhe Gjykatën Themelore Krushevë dhe është formuar Komision i cili përbëhet prej:
 
-M-r.Selim Ademi-kryetar i Komisioni;
 
-Hanif Zendeli - anëtar komisioni;
 
-Meri Radevska - anëtar komisioni;
 
5.Sollën Vendime pas njoftimit të gjendjesë faktike, pas kërkesave të dërgara për vërtetimin e përgjegjësisë së gjyqtarit, procedura për kërkesat vazhdon;
 
6.Formimi i Komisioneve pas kërkesave të parashtruara për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit/kryetarit të gjykatës.
 
7. Sollën vendime për ndryshimin e Komisionit v.v. me publikimin e shpalljes për zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që në vend të Vesna Dameva-kryetar i Komisionit të jetë Pavlina Cërvenkovska, ndërsa për zgjedhjen e gjyqtarëve në gjykatën më të lartë në Gjykatën e Apelit të Gostivarit në vend të Vesna Damevës, anëtar i Komisionit, të jetë M-r. Selim Ademi.