Këshilli Gjyqësor me kërkesën e ministrit Krenar Loga për përjashtimin e anëtari nga Komisioni i Raportuesve [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Këshilli Gjyqësor me kërkesën e ministrit Krenar Loga për përjashtimin e anëtari nga Komisioni i Raportuesve

Njoftim për opinionin  |  28 Nën 2023

 

Këshilli Gjyqësor me kërkesën e ministrit Krenar Loga për përjashtimin e  anëtari nga Komisioni i Raportuesve
 
 
Në lidhje me qëndrimin e shprehur publik të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Loga, i cili kërkoi nga Këshilli Gjyqësor, për shkak të konfliktit të interesit, përjashtimin e anëtares Lloreta Gjorgjieva nga Komisioni i Raportuesve pas kërkesës së paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë për gjyqtar. Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut vlerëson se është i obliguar të japë sqarime të caktuara.
 
Ministri Drejtësis Krenar Kloga është i boliguar ta respektojë Ligjin për Këshillit Gjyqësor, të sillët në mënyrë profesionale ashtu siç i ka hije pozitës së tij dhe në përputhje me dispozitat e Kodit të Sjelljes Etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria.
 
Pavarësisht disa tejkalimeve të kompetencave të ministrit dhe pretendimeve të tij se është në “është hapur luftë me Këshillin Gjyqësor”, anëtarët gjatë gjithë kësaj kohe tregojnë vullnet për bashkëpunim dhe rregullisht e ftojnë dhe thërasin të marrë pjesë në mbledhje, në mënyrë që të diskutojnë hapur për të gjitha çështjet dhe problemet në lidhje me funksionimin e gjyqësorit.
 
Ministri Krenar Loga deri më tani me vetëdije i ka injoruar këto kërkesa dhe me kërkesën e fundit ka thënë shumë të pavërteta, por edhe me vetëdije po e prish punën e Këshillit.
 
Ne thellësisht besojmë dhe shpresojmë që sinqerisht se ministri i di mirë dispozitat e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, veçanërisht nenet 33 dhe 61. Neni 33 përcakton qartë procedurën në të cilën rastet parashikohet shkarkimi i anëtarit të Këshillit Gjyqësor, derisa në nenin 61, si dhe në disa nene të tjerë të një pasnjëshme është procedura e përmbarzar për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës. Ministri, por edhe publiku, duhet të dinë se procedura për përcaktimin e përgjegjësisë është urgjente, nga natyra e karakteri sekret, e fshehtë dhe pa praninë e publikut, për të mbrojtur autoritetin dhe dinjitetin e gjyqtarit apo kryetarit të gjykatës.
 
Nga aty, është për t'u habitur se si ka mundësi që ministri të paraqesë publikisht informacion se ndaj kujt është paraqitur kërkesa, e aq më pak se kush është anëtar i Komisionit të Raportuesve, madje edhe të kërkojë përjashtim, kur për shkak të fshehtësisë të procedurës, ministrit nuk i dorëzohen materiale për shkak të pamundësisë ligjore të pjesëmarrjes së tij në procedurë.
 
Duam t'i kushtojmë vëmendje faktit që nuk është hera e parë që ministri prezanton publikisht të dhëna, por publikon edhe vendime gjyqësore jo të plotë fuqishme. Gjykatat kanë obligim të publikojnë vendimet e tyre, por në mënyrë të animuar dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për lqarkullimin e lëndëve nëpër gjykata.