Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="categories" start="
  • " end="
"] [Property context="current" type="content" htmlencode="false" separator="</li><li>" field="keywords" start="
  • " end="
"]

Lajm

%%
%%

Njoftim nga Seanca e përgjithshme e mbajtur e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Njoftim për opinionin  |  14 Dhj 2021
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 13.12.2021 (e hënë), mbajti Seancë të përgjithshme elektronike përmes platformës ZOOM, në të cilën u propozua dhe u pranua:

RENDI I DITËS

 

1. Diskutim mbi Aktvendimin e Këshillit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vendimmarrjen e ankesave. 

2. Diskutim mbi iniciativën për konstatim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga avokatja Snezhana Stankoviq nga Shkupi. 

3. Diskutim mbi iniciativën për konstatim të qëndrimit parimor dhe mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Sektori i kontesteve pronësore, kontesteve me vlerë të vogël dhe kontesteve familjare, të dorëzuara përmes Kryetarit të Gjykatës Themelore Civile Shkup. 

4. Dhënia e mendimit për Propozim Ligj për pagesën e kompensimit material viktimave nga vepra penale me dhunë, të dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë.  

5. Diskutim mbi iniciativën për konstatim të mendimit juridik parimor, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve Donevski nga Shkupi. 

6. Diskutim mbi iniciativën për konstatim të mendimit parimor juridik, të parashtruar nga Shoqëria e avokatëve Çiçevaliev dhe Ilijovski nga Shkupi. 

7. Diskutim mbi konkluzion të nxjerrë në Seancën e përgjithshme, të mbajtur më 12.10.2021, me rastin e kërkesës për dhënien e mendimit juridik, të parashtruar nga avokatja Ana Petrovski nga Shkupi. 

8. Diskutim mbi konkluzion të nxjerrë në Seancën e përgjithshme, të mbajtur më 12.10.2021, me rastin e unifikimit të praktikës gjyqësore, të parashtruar nga Lidija Apostollova nga Shkupi.  

Në Seancën e përgjithshme: 

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, miratoi aktvendim me të cilin lëndën e ktheu në ri procedim në Këshillin e ankesave pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, miratoi mendim juridik parimor që do të publikohet në veb faqen e gjykatës.

Lidhur me pikën e tretë dhe të gjashtë të rendit të ditës, nxori konkluzion se nuk rrjedh nevoja për miratim të mendimit juridik parimor dhe të qëndrimit juridik ngase nuk ka praktikë gjyqësore të pabarabartë.

Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës, dha mendim pozitiv mbi Propozim Ligjin për pagesën e kompensimit material viktimave nga vepra penale me dhunë.

Lidhur me pikën e pestë të rendit të ditës, nxori konkluzion se nuk pranohet iniciativa e parashtruar.

Lidhur me pikën e shtatë dhe të tetë të rendit të ditës, nxori konkluzion me të cilin iniciativat e parashtruara i ktheu në rishikim dhe vendimmarrje në Sektorin e veprave civile.

 

   


Kërkoni aktgjykime/aktvendime

Gjykata
Numri i lëndës
Data
_